Ish-kapitenit të Sirisë i ndalohet futbollit përjetë, pasi e pështyu dhe sulmoi gjyqtarin
Federata e Futbollit e Sirisë, FFS, e ka dënuar me pezullim të përjetshëm nga futbolli ish-kapitenin e ekipit të vet kombëtar, Ahmed Al-Saleh, për shkak të dyshimeve se e kishte shkelmuar, fyer dhe pështyrë një gjyqtar.
Mbrojtësi 33-vjeçar i klubit Al-Jaish e sulmoi gjyqtarin pasi ai e kishte ndëshkuar me karton të kuq në një ndeshje të ligës elitare siriane kundër Al-Wathba të premten.
U nevojit ndërhyrja e lojtarëve nga të dy skuadrat për ta frenuar Al-Salehin.
Syria's former captain Ahmed Al-Saleh has been banned from #football for life after assaulting and spitting on a referee while being sent off during a top-flight domestic league match... https://t.co/9SwHYLypzp pic.twitter.com/XrPcvkfAK9
— Ossian Shine 🇮🇪 🇪🇺 (@ossianshine) March 8, 2023
Komiteti Disiplinor i FFS-së edhe dënoi edhe me gjobë Al-Salehin dhe klubin e tij Al-Jaish, të cilët nuk mund të ankohen ndaj këtyre vendimeve.
FFS-ja tha se Al-Saleh kishte vazhduar ta fyente gjyqtarin edhe në zhveshtore pas ndeshjes.
Fakti se 33-vjeçari nuk mund të ankohet ndaj këtij dënimi të rëndë, nënkupton se ai nuk do të mundë ta ushtrojë asnjë aktivitet sportiv në futboll, as punën e trajnerit në të ardhmen.
Al-Saleh do ta paguajë edhe një gjobë prej rreth 500 eurove për këtë incident.
Ai e kishte përfaqësuar Sirinë në 54 ndeshje, duke i shënuar dy gola.
