Ish-gjyqtari i Premierligës: Penalltia e Arsenalit vendim i gabuar, Liverpooli meritoi penallti për lojën me dorë nga Gabriel
Arsenali e mundi 3:2 Liverpoolin për të mbetur lider i tabelës në Premierligë falë një penalltie kontroverse të fituar nga Gabriel Jesus; Liverpooli u ankua se është dashur t’i jepej një penallti për prekje të topit me dorë nga Gabriel; Dermot Gallagher analizon të tërën.
Gallagher, ish-gjyqtar në Premierligë, beson se në të dy incidentet kishte vendime të gabuara të gjyqtarëve dhe VAR-it.
Granit Xhaka e harkoi një top në zonën e Liverpoolit dhe Gabriel Jesus luftoi për top me Thiago Alcantara. Sulmuesi i Arsenalit u rrëzua pas ndërhyrjes së Thiagos dhe gjyqtari Michael Oliver dha penallti menjëherë.
VAR-i nuk ndërhyri për ta shikuar incidentin apo për ta shfuqizuar vendimin.
Por sipas Gallagherit vendimi i Oliverit ishte i gabuar dhe penalltia nuk duhej të jepej sepse ndërhyrja e mesfushorit të Liverpoolit ishte “tepër e butë”.
“Mendoj se kjo i ngre dy çështje. Së pari, nuk është në përputhje me ndryshimet e këtij sezoni. Liga e ka ngritur pragun e penalltisë, pra duhet më shumë kontakt fizik (për të dhënë penallti). Pa dyshim, Thiago nuk e prek topin fare dhe ka kontakt fizik me Jesusin. Por a është kontakt i mjaftueshëm për penallti? Mendoj që jo”, tha Gallagher për Sky Sports.
Dermot Gallagher says the Thiago challenge on Gabriel Jesus was NOT enough to give a penalty. ❌ pic.twitter.com/V25cklNzoL
— Football Daily (@footballdaily) October 10, 2022
“Së dyti, problemi tjetër është se kur i lihet në dorë VAR-it, Oliver iu thotë zyrtarëve në VAR: Ai nuk e preku topin, ai pati kontakt direkt me lojtarin. Prandaj nuk ka dëshmi se ai ka marrë vendim të gabuar dhe VAR-i nuk duhet të përzihet. Pra gjithmonë e lejon vendimin e gjyqtarit”, shpjegoi ai.
Incidenti i dytë, loja me dorë e Gabrielit
Diego Jota e harkoi topin në zonën e Arsenalit dhe topi e goditi dorën e Gabrielit. Oliveri dhe gjyqtari anësor vendosën të mos jepnin penallti për Arsenali dhe VAR-i u pajtua të mos e kontrollojë fare këtë incident.
Gallagher thotë se vendimi i Oliverit ishte i gabuar.
Can someone release the discussion between the on field referee and the VAR? #LFC #ARSLIV pic.twitter.com/uXuW1mjr7V
— Zubin Daver (@zubinofficial) October 9, 2022
“Mendoj se gjyqtari dhe VAR-i ndien se ishte vendim shumë i vështirë. Çfarë kemi parë këtë sezon është se, nëse dora është e ngritur – në këtë rast shpatull e lart – atëherë është dhënë si penallti. Kur e pashë në përsëritje dhe që VAR-i po e rishikonte, prita që do të jepej penallti”, tha Gallagher.
“Ata menduan se ishte vendim i vështirë, prandaj nuk e dhanë penalltinë. Prisja që VAR-i do t’i kërkonte gjyqtarit ta rishikonte rastin. Mendoj se VAR-i ndjeu se ishte vendim i vështirë prandaj nuk e rekomandoi. Nëse VAR-i s’e rekomandon, atëherë gjyqtari nuk mund ta rishikojë në ekran”, nënvizoi ai.