Ish futbollisti francez kritikon Mbappen: S’është më i frikshëm, nuk po i tremb mbrojtësit
Ish sulmuesi i njohur francez Bixente Lizarazu thotë se sulmuesi Kylian Mbappe nuk është më i frikshëm siç ka qenë vite me parë.
Mbappe po kalon një formë të dobët, ku nuk po e gjen golin te Franca, andaj edhe pritet të lihet në stol pas një kohe të gjatë ndaj Belgjikës.
Lizarazu e ka kritikuar Mbappen për formën, duke deklaruar se më njeh nuk po i tremb mbrojtësit.
“Ai është ende një golashënues shumë i mirë, një lojtar shumë i mirë padyshim, por ai nuk i tremb mbrojtësit si më parë”.
“Ndoshta ai është më pak i qetë se zakonisht, më i tensionuar sepse vetëm ngadalë po gjen versionin më të mirë të futbollit të tij. Mbappe nuk është më aq shpërthyes dhe i vendosur sa dikur. Ai nuk është aq i frikshëm sa më parë”, nënvizoi ai.
Mbappe ndërkohë këtë verë e kompletoi kalimin te Real Madridi pas një sage savjeçare, kurse ka shënuar tre gola në përgjithësi, duke e fituar trofeun e Superkupës Evropiane.