Ish futbollisti e këshillon Arsenalin ta marrë Paul Pogban
Ish lojtari Emmanuel Petit e ka këshilluar Arsenalin të nënshkruajë me mesfushorin Paul Pogba.
Francezi do të rikthehet në fushë në muajin mars, mirëpo që nga janari ka të drejtë të stërvitet me bashkëlojtarët.
Pavarësisht kësaj, Juventusi është në negociata për t’ia ndërprerë kontratën kësisoj Pogba do të jetë i lirë për t’iu bashkuar cilës do skuadër që dëshiron në janar.
Petit e ka këshilluar Pogban te Arsenali sepse beson se është adekuati për ta ndihmuar klubin londinez të bëhet edhe më i fortë.
“Sinqerisht, Arsenali duhet të nënshkruajë me Paul Pogban. Ai sjell gjithçka në fushë. Duhen disa javë për t’u rikthyer në formë të plotë, por është i etur”.
“Motivimi është shumë i rëndësishëm për një trajner si Arteta. Pogba i përshtatet mesfushës së Arsenalit perfekt, është i gjatë, i fuqishëm dhe shumë kreativ. Të gjithë e dimë se sa i mirë është kur është i lumtur. Arsenali dhe Arteta mund t’ia ofrojnë këtë”, deklaroi ndër të tjera ai.
Përndryshe, Pogba deri më tani ka qenë i lidhur me kalimin në MLS ose te gjiganti francez Marseille.
Francezi e ka bërë të qartë se po ëndërron rikthimin te Juventusi dhe që është gati edhe të luajë “pa rrogë”, megjithatë skuadra italiane ka synime tjera.