Ish futbollisti çek: Cristiano Ronaldo do të jetë pika e dobët e Portugalisë - NACIONALE

Ish futbollisti çek: Cristiano Ronaldo do të jetë pika e dobët e Portugalisë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Karel Poborsky, ish futbollist çek thotë se Cristiano Ronaldo do të jetë një nga pikët e dobëta të Portugalisë në Kampionatin Evropian “Euro 2024”.

Ronaldo do të luajë turneun e 11-të të madh për Portugalinë, që kur debutoi te kombëtarja në “Euro 2024”.

Poborsky, që ka bërë 118 paraqitje për Republikën Çeke beson se kombëtarja e tij do ta ketë avantazhin nëse Ronaldo nis nga minuta e parë në përballjen e të martës mbrëma.

“E kam thënë që një kohë se nëse nis nga fillimi, do të jetë një nga pikët e tyre të dobëta”.

“Tifozët e dy skuadrave çmendën pas tij, por në moshën e tij nuk është i mirë për ta ndërtuar lojën dhe të bëjë presion si lojtarët e tjerë. Prandaj është më mirë për ne nëse nisin me të”.

“Ia heqim kapelën për atë që ka arritur, falë vetëbesimit të jashtëzakonshëm, por nuk mund ta ndalësh moshën, është 39-vjeçar”.

Pavarësisht besimit që Ronaldo do ta pengojë Portugalinë, Poborsky prapë e konsideron skuadrën e Roberto Martinezit si një nga favoritët për ta fituar tërë turneun.

“Pres që portugezët të sulmojnë nga fillimi. Taktikat e zgjedhura, dëshira për të vrapuar pa top dhe kurajo që të ndryshojnë lehtë në sulm sepse një kundërshtar i fortë mund të bëhet kërcënues nga ana defansive”.

“Portugalia 100 për qind është ndër tre apo katër favoritët për ta fituar kampionatin”.

Lajme të ngjashme