Ish-e dashura e Giggsit para gjykatës: Më bëri robëreshë të çdo nevoje dhe kërkese të vet - NACIONALE

Ish-e dashura e Giggsit para gjykatës: Më bëri robëreshë të çdo nevoje dhe kërkese të vet

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Ish-e dashura e Ryan Giggsit, Kate Greville, ka thënë para gjykatës se ishte bërë skllave e çdo nevoje dhe kërkesë të tij.

Legjenda e Manchester Unitedit dhe ish-trajneri i Uellsit, Giggs, është duke u gjykuar nën dyshimin për sulm dhe përpjekje për ta kontrolluar Kate Grevillen dhe motrën e saj të vogël, Emman.

Gjatë dhënies së dëshmisë, ajo tha në Gjykatën e Mançesterit: “Ai më bëri të ndihem sikur unë duhej të bëja çfarëdo që ai thoshte, përndryshe do të përballesha me pasoja.”

“Ryan më thoshte bëj diçka, unë e bëja. Nganjëherë kundërshtoja, por ai më bënte të ndihesha se duhet të bëj çfarëdo që thotë.”

Giggs i ka mohuar të gjitha akuzat.

Greville tregoi se i kishte dhënë disa deklarata në policie pas sulmit të dyshuar në nëntor 2020, përfshirë dy në javën e fundit.

E pyetur nga gjykatësi rreth lidhjes së saj me ish-futbollistin dhe si ishin lidhur ata, Geville tha: “Unë isha në gjendje të keqe dhe ai e shfrytëzoi këtë”.

Gjykatësi e pyeti: “A nuk ishit dy të rritur, të dy të martuar në atë kohë, që me pajtueshmëri nisët një aferë?”

Greville u përgjigj: “Kishte një shkallë çekuilibrimi nga ana ime për shkak të gjendjes në të cilën isha me ish-burrin tim.”

Ajo tha në gjykatë se nuk ishte e lumtur dhe se ishte në një martesë ku kontrollohej dhe se e kishte vërejtur se Giggs po interesohej për të.

Greville tha se Giggs përdori teknika për ta joshur atë për të nisur një lidhje me të.

“Ju leni të kuptoni se ju filluar një aferë me Giggsin vetëm sepse ishit e palumtur dhe se ai po ju joshte?”, tha gjykatësi.

Greville u përgjigj: “Nuk po them se ishte aferë e njëanshme. Edhe unë isha e përfshirë plotësisht. Por kishte disa gjëra rreth tij që patjetër më joshën drejt një lidhjeje me të.”

“Ndieja se ai po përdorte teknika. Unë isha keq, ky është fakt. Unë isha në një marrëdhënie kontrolluese. Ky është fakt.”

Lajme të ngjashme