Inzaghi: Short i mirë, do të jetë përballje interesante
Trajneri Simeone Inzaghi është ndarë i kënaqur që do të përballet me Atleticon Madridin në raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve.
“Neurazzurët” kanë një përballje aspak të lehtë ndaj skuadrës madrilene, sidomos pasi të dy klubet janë në formë të mirë.
Pas shortit, Inzaghi tha se pret një sfidë mjaftë të vështirë, me Atleticon që e njeh mirë këtë kompeticion.
“Do të jetë një raund i 16-të i shkëlqyer, me dy skuadra të nivelit të lartë në dy stadiume të bukura që do të kenë audiencë të madhe. Jemi të lumtur sepse vazhdojmë të zhvillojmë këso ndeshje të rëndësishme në Evropë”.
“Ata kanë luajtur dy finale në 10 vitet e fundi dhe kanë traditë të mirë në këtë garë, klubi ynë nuk është i ndryshëm dhe duam të ëndërrojmë për t’i gëzuar prapë tifozët tanë”.
“Trajneri i Atleticos mbi të gjitha është Diego Simeone, një trajner me të cilin kam lidhje fantastike. Kam fituar shumë me të, përfshirë Scudetton me Lazion”.
Sidoqoftë, Inzaghi shtoi se vëmendja e tij është të fokusohet ën Serie A muajin tjetër.
“Tani do të fokusohemi në muajin tjetër, do të zhvillojmë ndeshje të rëndësishme në ligë dhe gjithashtu në Kupën e Italisë dhe Superkupën e Italisë. Pastaj na duhet të mendojmë për këto dy ndeshje të mëdha, do të punojmë që të jemi gati”.