Inzaghi: ‘Së bashku’ është fjala që duhet të përdoret para ndeshjes me Benficën
Interi i Simone Inzaghit po kalon momente aspak të mira në këtë sezon. Kur jemi në prag të ndeshjeve çerekfinale të Ligës së Kampionëve, aty ku zikaltrit do të luajnë në udhëtim te Benfica, trajneri italian ka thënë se fjala ‘së bashku’ duhet të përdoret në prag të ndeshjes, për ta arritur qëllimin.
Tani më shumë se kurrë, Inzaghi është në rrezik për të humbur punën e tij, me një listë të kandidatëve të mundshëm nga e gjithë Evropa për ta zëvendësuar atë gjatë verës, që kanë qenë titujt kryesor të mediave ditëve të fundit.
Megjithatë, Interi është në mesin e tetë skuadrave më të mira të Ligës së Kampionëve dhe Inzaghi beson se Interi do të duhet të jetë në maksimumin e saj nëse duan të mposhtin Benficën në Estadio da Luz.

Duke folur të hënën në mbrëmje, Inzaghi u tha mediave: “Nesër e dimë se nuk do të jetë e lehtë kundër një kundërshtari të fortë dhe cilësor, por ne e dimë se së bashku – dhe mendoj se kjo është fjala që duhet përdorur në dy muajt e ardhshëm – ne mund të dalim të kënaqur.
“Qëllimi ishte që të jemi ende në të gjitha garat në prill. Ne kemi një diferencë të madhe në ligë, por kemi shansin për të luftuar akoma.
“Benfica është një ekip i shkëlqyer. Ashtu si Porto, ata po dominojnë ligën e tyre. Do të jetë një ndeshje ku do të ketë momente kur sulmojmë dhe kur mbrohemi. Benfica do të tentojë të vijë te goli, por ne duhet të luajmë një lojë me tru dhe zemër të madhe.

“Ata janë një ekip i shkëlqyer. Kanë një rrugëtim të shkëlqyeshëm në Ligën e Kampionëve, po ashtu edhe në ligë. Kanë cilësi, kanë lojtarë teknikë, zënë hapësira shumë mirë, me posedim dhe pa top.
“Ata janë një ekip që vrapojnë shumë, një skuadër që ka humbur dy ndeshje që nga fillimi i vitit, e fundit të premten kundër Portos. Ne duhet të jemi të mirë për të luajtur lojën tonë.”
Inzaghi u kërkua nga gazetarët të jepte vlerësimin e tij për barazimin zhgënjyes 1:1 të Interit me Salernitanën në Serie A të premten në mbrëmje.
Ai u përgjigj: “Vitin e kaluar ne fituam 5:0 dhe ndoshta nuk luajtëm aq mirë sa të premten. Vetëm në pjesën e parë patëm katër goditje në portë dhe shënuam tre, këtë herë kishim më shumë se njëzet dhe shënuam një. E dimë se ku kemi gabuar, gjithmonë ka kritika.”
Zikaltrit do të duhet të ia dalin pa Hakan Calhanoglu dhe Milan Skriniar në ekipin e parë, pasi të dy vazhdojnë të rikuperohen nga lëndimet e tyre përkatëse.
Duke folur për mungesat, Inzaghi shtoi: “Janë dy lojtarë shumë të rëndësishëm, padyshim që do të ketë edhe disa mungesa në Benfica. Do të kisha dashur një ndeshje me dy skuadrat e plota. Calhanoglu, shpresoj që ta kemi me ne kundër Monzës. Për Skriniar, ndoshta do të duhet pak më shumë kohë.”
LIVE TMW - Inter, Inzaghi: "Ultime tre gare buone, ma senza risultati. Calha? Spero torni sabato" https://t.co/6VFmRL9dxe
— TUTTOmercatoWEB (@TuttoMercatoWeb) April 10, 2023
Interi nesër do ta zhvillojë ndeshjen e parë çerekfinale në udhëtim te Benfica me fillim nga ora 21:00 dhe është një nga garat e vetme ku mund ta shpëtojnë një sezon të dështuar.
