Inzaghi: Po të shënonte Lukaku, ndryshe do të flitej për paraqitjen e tij - NACIONALE

Inzaghi: Po të shënonte Lukaku, ndryshe do të flitej për paraqitjen e tij

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri i Interit, Simone Inzaghi, insiston që paraqitja e Romelu Lukakut do të ishte gjykuar ndryshe nëse ai do të shënonte atë shansin e artë të humbur me golin bosh, në humbjen e zikaltërve 1:0 ndaj Fiorentinës.

Ishte fillimi më i keq i mundshëm i një muaji të vështirë ku Interi do të luajë në Serie A, çerekfinalen e Ligës së Kampionëve dhe gjysmëfinalen e Kupës së Italisë.

“Ka një zhgënjim të madh, humbëm dy ndeshje radhazi në shtëpi. Duhet të punojmë më shumë, duke filluar nga unë,” tha Inzaghi për DAZN pas ndeshjes.

“Fiorentina është një skuadër cilësore, djemtë bënë gjithçka me forcat e tyre. Gjendja është kështu për momentin, duhet të jemi më të vendosur, sepse kishim shumë raste për të shënuar dhe duhet t'i kishim shfrytëzuar. Nuk mund të kërkoj më shumë për sa i përket përpjekjes së futbollistëve, pasi djemtë bënë gjithçka që u kisha kërkuar”, shfajëson lojtarët Inzaghi.

Nëse kishte keqardhje për mundësitë e humbura në ndeshjet e fundit, atëherë ato u vulosën këtu, veçanërisht me Romelu Lukakun që ishte vetëm me portën, kur ishte rezultati ende 0-0.

“Nëse ai do të kishte shënuar ato dy raste, paraqitja e Lukakut do të gjykohej në një mënyrë shumë të ndryshme. Roli i tij është të krijojë mundësitë, të bëjë lëvizjet që i duhen skuadrës. Ai nuk ishte i vetmi që pati shanse sot, ndaj nuk do të fokusohesha vetëm te Romelu”.

Lajme të ngjashme