Inzaghi pas fitores: Edhe një të shtyrë edhe e realizojmë ëndrrën
Trajneri i Interit, Simeone Inzaghi është ndarë tejet i lumtur me fitoren ndaj Milanit por thotë që ende asgjë s’ka mbaruar.
“Neurazzurët” fituan gjysmëfinalen e parë me rezultat komod 0:2, falë golave të Edin Dzekos dhe Henrikh Mkhitaryan.
Pas ndeshjes tekniku italian deklaroi se është tejet i kënaqur me paraqitjen sidomos në pjesën e parë.
"Jam tejet i kënaqur. Pjesa e parë ishte e jashtëzakonshme, mund të shënonim më shumë se dy gola".
"Ishte ndeshje e mirë, kemi kaluar disa raunde prandaj e dimë që është vetëm pjesa e parë. Do të kemi tifozët prapa nesh në pjesën e dytë dhe e dimë se duhet edhe një e shtyrë që ta realizojmë këtë ëndërr".
Ai tani deklaroi se fokusi duhet të jetë te Sassuolo duke shtuar se asgjë s’ka mbaruar me Milanin.
"Djemtë punuan në çdo pjesë të fushës, ndihmuan njëri-tjetrin dhe e dimë se puna ende s'ka mbaruar. Rregulli i golave si mysafir nuk vlen më, prandaj të fitojmë 0:2 në Milan nuk është rezultat dominues sikurse do të ishte para disa viteve".
"Pas 72 orëve kemi një ndeshje të rëndësishme ndaj Sassuolos. Këto ndeshje të lodhin shumë prandaj duhet të shikojmë disa lojtarë që nuk janë 100 për qind gati".
Ndeshja kthyese zhvillohet pas gjashtë ditëve.