Inzaghi: Interi duhet t’i fitojë përballjet ndaj Arsenalit dhe Napolit - NACIONALE

Inzaghi: Interi duhet t’i fitojë përballjet ndaj Arsenalit dhe Napolit

3 javë më parë

nga NACIONALE

Trajneri Simeone Inzaghi ka shpjeguar se Interin e presin dy përballje të vështira këtë javë, megjithatë duhet t’i fitojë të dyja.

“Neurazzurët” të mërkurën do të përballen me Arsenalin në Ligën e Kampionëve, kurse në vikend pastaj i pret sfida ndaj Napolit.

Inzaghi në konferencë për shtyp konfirmoi se synimi është vetëm fitorja në të dy përballjet.

“Mos harroni kemi fituar shtatë nga tetë ndeshjet e fundit dhe barazuam te njëra. Duhet të konsiderojmë gjithnjë kundërshtarët që kemi përballë”.

“Kemi dy përballje të vështira para nesh dhe do t’i marrim njërin pas tjetrës. Së pari Arsenalin, një nga skuadrat më të forta në Evropë”.

Inzaghi ndër të tjera kritikoi orarin e ngjeshur që ka pasur Interi në këto javët e fundit.

“Fatkeqësisht kemi pasur Milanin, Juventusin dhe Napolin menjëherë pas ndeshjeve të Ligës së Kampionëve. Është vetëm Interi që ka këso ndeshje të vështira menjëherë pas përballjes në Ligën e Kampionëve”.

I pyetur se cilën sfidë do të donte ta fitonte po ta kishte mundësinë të zgjedhte, Inzaghi u përgjigj: “Të dyja. Përballemi me dy skuadra shumë të forta”.

“Nesër përballemi me një nga skuadrat më të forta në Evropë, me një trajner shumë të respektuar. Kanë shkuar kokë me kokë me Man Cityn në dy sezonet e fundit në Angli”.

“Duhet të provojmë ta mbajmë topin sa më shumë që është e mundur. Përballemi me një skuadër, e cila do të na vendos në shumë presion. Do të jetë problem kur ta kenë topin, por edhe për ata gjithashtu”.

Lajme të ngjashme