Interi zyrtarizon Acerbin si përforcim të fundit - NACIONALE

Interi zyrtarizon Acerbin si përforcim të fundit

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Mbrojtësi veteran, Francesco Acerbi, i është bashkuar Interit, duke qenë sërish nën urdhrat e trajnerit Simone Inzaghi.

Inter ka arritur marrëveshjen me Lazion që ta sigurojë kartonin e mbrojtësit italian në formë huazimi një-vjeçar, me mundësi të ushtrimit të drejtës për blerjen e tij në vlerë prej 4 milionë eurosh.

Kujtojmë se Inter ka mbajtur në gjirin e vet Milan Skriniar dhe ka ruajtur në vijë të përgjithshme kompaktësinë në kontigjentin e lojtarëve sa i përket repartit të mbrojtjes.

Lajme të ngjashme