Interi shpreson që Thuram të kthehet për përballjen ndaj Atletico Madridit - NACIONALE

Interi shpreson që Thuram të kthehet për përballjen ndaj Atletico Madridit

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Ylli i Interit, Marcus Thuram, ka kryer raundin e parë të testeve mjekësore, për të mësuar shkallën e lëndimit që e pësoi në ndeshjen e Ligës së Kampionëve ndaj Atletico Madridit, ku zikaltrit fituan 1:0.

26-vjeçari francez u detyrua të largohej nga fusha në pushimin e pjesës së parë të ndeshjes evropiane të zikaltërve me Atletico Madrid të martën në mbrëmje, duke u zëvendësuar nga Marko Arnautovic. Ai u pa i frustruar në pankinë dhe ishte e qartë se ai kishte ndier një problem te ijet.

Thuram ka qenë një nga yjet e shfaqjes fantastike të Interit këtë sezon, duke shënuar 12 gola dhe duke dhënë 11 asistime në 34 ndeshje në të gjitha garat, duke e bërë atë një nga lojtarët më të rëndësishëm në skuadrën e Simone Inzaghit.

Siç u njoftua sot, Thuram iu nënshtrua testeve mjekësore në Institutin Klinik Humanitas në Rozzano mëngjesin e sotëm, të cilat konfirmuan një zgjatje të aduktorit të kofshës së djathtë. Ndonëse ky është një dëmtim që do ta largojë sulmuesin për rreth dy javë, ai ka shmangur një problem të madh.

Francezi nuk do të jetë pjesë e skuadrës së zikaltre për përballjet e tyre të ardhshme në Serie A me Lecce dhe Atalanta, por mund të shpresojë të kthehet në fushë për ndeshjet kundër Genoas më 4 mars ose Bolognës më 10 mars.

Synimi i Thuramit dhe Interit është që ai të jetë plotësisht i gatshëm për ndeshjen e kthimit kundër Atletico më 13 mars, një ndeshje kyçe në fushatën evropiane të skuadrës këtë sezon.

Lajme të ngjashme