Interi përmbys Atalantën dhe merr pikët e plota në Bergamo - NACIONALE

Interi përmbys Atalantën dhe merr pikët e plota në Bergamo

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Në ndeshjen hapëse të ditës së diele në Serie A, janë takuar dy skuadrat nga rajoni i Lombardisë, ku Interi në udhëtim te Atalanta ka arritur të marrë pikët e plota shumë të vlefshme në luftë për kreun e tabelës me një fitore me rikthim rezultati nga 1:0 në 2:3.

Skuadra e Simone Inzaghit erdhi në këtë ndeshje pas fitores më të thellë sezonale në kampionatin e sivjetshëm italian, ku e mposhti Bolognën 6:1, ndërsa Atalanta u befasua nga Lecce me një humbje 2:1.

Image

Të dy skuadrat patën pikët e barabarta në hyrje të kësaj ndeshje, me Interin që pati diferencë golash më të mirë.

Atalanta u tregua më e rrezikshme në fillim të lojës, duke rrezikuar disa herë, por Onana ishte në vend.

Por një pakujdesi e mbrojtësit holandez, Stefan De Vrij, i cili shkaktoi penallti në Zapatan, bëri që Interi të ishte në disavantazh, pasi Lookman në minutën e 25-të e dërgoi topin në rrjetë nga pika e bardhë. VIDEO KËTU

Interi u kundërpërgjigj shpejt me veteranin boshnjak, Edin Dzeko që shënoi me një prekje prej sulmuesit vrastar pas devijimit të topit me kokë nga Lautaro Martinez, për rezultatin 1:1, kur kishin mbetur më pak se 10 minuta deri në përfundim të pjesës së parë. VIDEO KËTU

Image

Me të nisur pjesa e dytë, zikaltrit u treguan më kërkues në ndeshje dhe shpejt arritën të kalonin në epërsi për herë të parë në takim.

Zhvillohej minuta e 56-të kur Dimarco hyri në zonë dhe futi një top të rrezikshëm, të cilin mbrojtësi i Atalantës e devijoi drejt golit nën presionin e Dzekos për rezultatin 2:1. VIDEO KËTU

Pesë minuta më vonë Interi shënoi përsëri dhe sërish ishte autogol, por tani shënoi Palomino, pasi paraprakisht topin me kokë e goditi Lautaro Martinez, për rezultatin 3:1.VIDEO KËTU

Image

Pasi shënoi në portën e tij, Palomino arriti t’i shënonte gol edhe Onanas, për ta ngushtuar rezultatin në 3:2, edhe kësaj radhe ai shënoi me kokë. VIDEO KËTU

Image

Me rezultatin 3:2 përfundoi takimi, dhe Interi ngjitet momentalisht në pozitën e katërt me 30 pikë, aq sa kanë Milani e Lazio të vendit dy dhe tre por me një ndeshje më pak, ndërsa Atalanta mbetët e gjashta me 27 pikë, por që rrezikohet nga Roma me një fitore të mundshme.

Lajme të ngjashme