Interi në probleme, De Vrij e Dumfries do të mungojnë së paku tre javë
Lajme të këqija kanë ardhur për Interin, ku pas ekzaminimeve mjekësore, është parë që Denzel Dumfries dhe Stefan De Vrij kanë probleme muskulore dhe sipas Sky Sports, dyshja holandeze nuk do të jenë në fushë të paktën në 20 ditët e ardhshme.
De Vrij dhe Dumfries pësuan lëndime gjatë fitores të së dielës ndaj Napolit 3:0 të dielën.
Zikaltrit publikuan një përditësim mjekësor për dyshen të martën.
“Stefan De Vrij dhe Denzel Dumfries iu nënshtruan vizitave dhe testeve mjekësore këtë mëngjes në Istituto Humanitas në Rozzano, pas lëndimeve të marra në ndeshjen e së dielës në mbrëmje kundër Napolit,” u tha nga Interi në një deklaratë. “Aty u zbulua se mbrojtësi holandez ka tendosur muskujt ngjitës në kofshën e majtë dhe një tendosje në muskujt përkulës të kofshës së majtë për anësorin holandez. Dy lojtarët e zikaltrëve do të rivlerësohen javën e ardhshme”.
Le condizioni di Stefan De Vrij e Denzel Dumfries 👇
— Inter (@Inter) December 5, 2023
Sipas Sky Sport Italia, të dy lojtarët do të qëndrojnë jashtë fushës për rreth 20 ditë.
Inter, risentimento muscolare per per #DeVrij e #Dumfries: out circa 20 giorni#Inter #SerieA #SkySerieA #SkySport https://t.co/0SBqjigtgR
— skysport (@SkySport) December 5, 2023
Marko Arnautovic pësoi një dëmtim të gishtit në Napoli dhe ndeshjet e ardhshme do t'i luajë me një mbrojtëse, por do të jetë në dispozicion për Interin.
Alessandro Bastoni pritet të rikthehet në fushë të shtunën kundër Udineses, ndërsa Benjamin Pavard do të qëndrojë jashtë edhe për të paktën dy javë të tjera.
Dumfries ka dy gola dhe katër asistime në 16 paraqitje në Inter këtë sezon, ndërsa bashkatdhetari i tij De Vrij ka luajtur 17 ndeshje në të gjitha garat në sezonin 2023-2024.