Interi në finale të Kupës së Italisë, e eliminon Juventusin
Interi ka shënuar fitore 1:0 në ndeshjen e kthimit të gjysmëfinales në kuadër të Kupës së Italisë ndaj Juventusit, duke siguruar kalimin në finale me rezultat të përgjithshëm 2:1 nga dy takimet dhe tani do të kenë punë me fituesin nga gjysmëfinalja tjetër Fiorentina – Cremonese.
Pas ndeshjes së parë shumë të tensionuar në Allianz Stadium ku 90 minuta përfunduan me barazim 1:1 dhe disa kartonë të kuq, përballja në San Siro ishte më e qetë.
Zikaltrit shënuan një gol të hershëm në pjesën e parë dhe kontrolluan në përgjithësi ndeshjen për ta menaxhuar rezultatin në favor të tyre deri në fund të takimit.
Skuadra e Simone Inzaghit e filloi shumë më mirë takimin, duke rrezikuar qysh në minutën e tretë, por Lautaro dhe Dzeko dështuan të shënojnë pas një harkimi të bukur të Barellës.
Këmbëngulja në sulm u shpërblye për Interin në minutën e 15-të, kur Federico Dimarco shënoi gol të bukur pas asistimit fantastik të Barellës, duke çuar rezultatin në 1:0.
Zikaltrit nuk u ndalën me kaq dhe vazhduan të kishin kontrollin deri në fund të pjesës së parë, me zonjën e vjetër që kishte shumë vështirësi të krijonte raste të rrezikshme.
A very good first half 👍👍#InterJuventus 1-0 (HT) #ForzaInter #CoppaItaliaFrecciarossa @RiaFinancial pic.twitter.com/jiuFDQHNgP
— Inter (@Inter_en) April 26, 2023
Pjesa e dytë e takimit për një nuancë i takoi të skuadrës së Allegrit, ndonëse edhe Interi u tregua e rrezikshme në dalje disa herë, por asnjë gol nuk u shënua më deri në mbyllje të takimit.
Interi me rezultat të përgjithshëm 2:1 kalon në finale të Kupës së Italisë, me Juventusin që përfundon rrugëtimin këtu.
All over!!! 🙌🙌🙌
— Inter (@Inter_en) April 26, 2023
Powered by @RiaFinancial#ForzaInter #InterJuventus #CoppaItaliaFrecciarossa pic.twitter.com/6tLVw8GrVO
Më 24 maj do të zhvillohet finalja, ku nesër mësohet finalisti i dytë me Fiorentinën që ka shënuar fitore 2:0 në ndeshjen e parë ndaj Cremoneses.

