Romelu Lukaku shpëton Interin nga humbja prej Juves, gjithçka vendoset në "Giuseppe Meazza" - NACIONALE

Romelu Lukaku shpëton Interin nga humbja prej Juves, gjithçka vendoset në "Giuseppe Meazza"

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter në kohën shtesë ka arritur të barazojë ndaj Juventusit, në kuadër të gjysmëfinales së parë për Kupën e Mbretit.

Ndeshja ishte mjaftë interesante mes dy klubeve italiane, me rezultatin përfundimtar që doli të jetë 1:1.

Juve kishte rastin e parë në ndeshje me anë të Angel di Maria, i cili dështoi nga afërsia.

Tutje, Inter kërkoi një penallti pas një rasti të dyshimtë brenda zonës mirëpo pas rishikimit të VAR-it, arbitri nuk dha 11-metërsh. Dy skuadrat kishin disa raste shënimi në këtë pjesë të parë, por që asnjëra nuk arritën t'i finalizonin.

Ishte mbrojtësi Juan Cuadrado që kaloi Juventusin në epërsi duke shënuar një gol të bukur pas një aksioni tejet të shpejtë. Adrien Rabiot harkoi duke provuar të gjente njërin nga sulmuesit, të cilët ia lanë topin kolumbianit, që ishte harruar nga mbrojtja kundërshtare dhe e kishte të lehtë të shënonte përballë portierit mysafir - VIDEO.

Kur mendohej se Juventusi do ta merrte avantazhin, në skenë doli Romelu Lukaku duke u treguar i saktë nga pika e bardhë. Ishte Bremer që shkaktoi një penallti pas një prekje të topit me dorë (90+5') - VIDEO.

Kësisoj tani mbetet për t'u parë se cila skuadër do të avancojë në finale, me ndeshjen kthyese që zhvillohet më 26 prill në "Giuseppe Meazza".

Lajme të ngjashme