Interi e “shkel” Atalantan dhe “blindon” kreun e Serie A - NACIONALE

Interi e “shkel” Atalantan dhe “blindon” kreun e Serie A

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka shënuar fitore të thellë ndaj Atalantas për ta rritur edhe më shumë distancën në krye të Serie A.

“Neurazzurët” ishin të jashtëzakonshëm duke triumfuar me rezultat të thellë 4:0, që pak a shumë ta konfirmojnë “titullin kampion”.

Atalanta ishte më e rrezikshme fillimisht me De Ketelaere që realizoi por u anulua shkaku i një prekje të topit me dorë.

Pas kësaj, Inter mori komplet dominimin. Fillimisht, Darmian pas asistimit të Mkhitaryan shënoi nga afërsia për t’i dhënë epërsinë vendasve (26’).

Kurse, ishte Lautaro Martinez që me një goditje të saktë e dyfishoi epërsinë (45+2’).

Për golin e tretë u përkujdes mbrojtësi Federico DiMarco duke përfituar nga topi i kthyer, pasi Martinez e humbi penalltinë (54’).

Kurse fitoren e vulosi Davide Fratessi me një eurogol nga gjuajtja e lirë (72’).

Inter tani është lider i padiskutueshëm në Serie A me 69 pikë, plot 12 mbi Juventusin derisa Atalanta renditet në pozitën e pestë me 46 sosh.

Lajme të ngjashme