Interi e quan ‘prioritet’ marrëveshjen me Chelsean për Lukakun
Drejtori ekzekutiv i Interit, Alessandro Antonello, ka konfirmuar se nënshkrimi me Romelu Lukakun apo arritja e një marrëveshjeje me Chelsean është prioritet për zikaltrit, pasi këta të fundit shitën Marcelo Brozovic te Al Nassr.
Drejtori foli me gazetarët teksa po largohej nga takimi i Lega Serie A dhe u pyet nëse Lukaku ishte një prioritet.
“Po ai është prioritet. Beppe Marotta po kujdeset për këtë”, ishte përgjigja e tij.
I vetmi koment tjetër ishte se ata po “punojnë” për një sponsor të ri të fanellës për sezonin 2023-24.
Lukaku së fundmi ka mbushur 30 vjeç dhe e ka bërë të qartë se dëshiron të luajë vetëm për zikaltrit, madje duke refuzuar një kontratë jashtëzakonisht fitimprurëse në Ligën Pro Saudite.

Ai u shit te Chelsea për 113 milionë euro në verën e vitit 2021 dhe u kthye në huazim një vit më vonë për rreth 8 milionë euro plus bonuse te Interi.
Skuadra e Premierligës ka refuzuar ta lërë atë të rinovojë huazimin, kështu që Interi thuhet se po diskuton një marrëveshje të përhershme, duke vendosur çmimin e tyre në jo më shumë se 50 milionë euro.
Kjo për shkak se Marotta pohoi në Sky Sport Italia se klubi saudit kishte rënë dakord për një tarifë prej 50 milionë eurosh me Chelsean për Lukakun.
Një huazim me detyrim blerje në fund të sezonit do të ishte mundësia më e mirë për Interin, duke i lejuar zikaltrit të shpërndajnë pagesën në disa vite.
📹 Lukaku, la trattativa per il nuovo sponsor e i diritti tv: le parole di Antonello ⚫️🔵 pic.twitter.com/KrOGjc8Vdb
— FcInterNews.it (@FcInterNewsit) July 3, 2023

