Interi e mposht Leccen me një gol në çastet e fundit në ndeshjen e parë të sezonit - NACIONALE

Interi e mposht Leccen me një gol në çastet e fundit në ndeshjen e parë të sezonit

3 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Interi ka nisur mirë kampionatin italian, duke fituar në një udhëtim të vështirë te Lecce me rezultat 2:1. Lukaku u kthye me gol te zikaltrit, ndërsa fitoren ia atyre ia dhuroi Dumfries në minutat shtesë të takimit.

Pjesa e parë

Me të filluar takimi, Interi u vu në sulm menjëherë ndaj skuadrës së promovuar në Serie A këtë sezon, Lecces.

Ishte një harkim i mirë i Federico Dimarcos në zonë, që gjeti anësorin tjetër Matteo Darmian, ku ky i fundit e shërbeu të kthyerin në Inter, Romelu Lukakun dhe ai nuk gaboi nga afërsia duke dërguar topin prapa krahëve të portierit Falcone, qysh në minutën e dytë për rezultatin 1:0.

Pas pesë minutave, sulmuesi tjetër i Interit, Lautaro Martinez, bëri një veprim të bukur duke futur topin mes këmbëve të kundërshtarit e rregulluar mirë topin, por goditja e tij ishte shumë e lartë, dhe rezultati mbeti i njëjtë, ai i minutës së dytë të takimit.

Në minutën e 10 ishte turku, Hakan Calhanhoglu, i cili tentoi goditjen nga një distancë e largët, por që u ndal në dy kohë nga portieri i skuadrës vendase.

Interi deri në fund të pjesës së parë kishte kontrollin e plotë të topit por që nuk arriti të bënte më shumë në krijimin apo realizimin e golave të tjerë.

Kështu pjesa e parë u mbyll me epërsinë minimale të Interit 1:0.

Pjesa e dytë

Intervali i dytë kohor i ndeshjes nuk nisi aspak mirë për Interin, ishin vetëm tre minuta lojë në këtë pjesë kur Lecce shënoi gol me anë të Assan Ceesay, për barazimin e rezultatit në 1:1.

Lecce vazhdoi të shfaqej e rrezikshme në këtë pjesë të dytë, ku përmes Bistrovic tentoi të shënonte nga një gjuajtje e lirë, por Samir Handanovic u tregua shumë i kujdesshëm duke bërë një pritje mjaftë të mirë dhe për ta evituar edhe një gol tjetër të pësuar.

Se Lecce po dominonte ndeshjen, kjo u pa edhe në minutën e 76-të, kur i inkuadruari në lojë, Lameck Banda rrezikoi mjaftë shumë me një goditje, por sërish në vend ishte Handanovic, për ta shpëtuar sërish skuadrën e tij.

Lukaku arriti të realizojë gol në minutën e 78-të takimit, por ky gol u anulua pas një ndërhyrje të palejuar të akorduar më parë.

Ishte sërish Lukaku ai që tentoi ta shënonte golin e fitores për Interin me anë të një goditje të fortë, por një devijim i topit nga Falcone dhe vetëm një rivënie këndore, dhe rezultati mbeti ai i njëjti, pra 1:1.

Interi arriti ta fitojë takimin në minutat shtesë. Ishte një rivënie këndore ku Lautaro u ngrit më së larti për ta goditur topin me kokë, top që shkoi te këmbët e Denzel Dumfries, për rezultatin 2:1.

Kështu Inter nis mirë kampanjën në Serie A, duke fituar ndeshjen parë ashtu siç bëri edhe rivali i qytetit Milani.

Lajme të ngjashme