Interi arrin marrëveshje me Udinesen për serbin Samardzic - NACIONALE

Interi arrin marrëveshje me Udinesen për serbin Samardzic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

SportItalia raporton se Interi ka arritur marrëveshje me Udinesen për mesfushorin serb, Lazar Samardzic, ku do të paguajë 25 milionë euro si dhe do të shtojnë një lojtar nga skuadra e të rinjve, kështu duke mposhtur konkurrencën e Milanit, Napolit dhe Juventusit.

Sipas këtij mediumi, dy klubet kanë shtrënguar duart për transferimin dhe do ta përfundojnë marrëveshjen në ditët në vijim së bashku me analizat mjekësore.

Samardzic dihet gjithashtu se është një objektiv i Milanit, Napolit dhe Juventusit, por Interi ka qenë prej disa kohësh më afër nënshkrimit të tij.

Kostoja e operacionit do të jetë 25 milionë euro plus pronësinë e mesfushorit të, të rinjve 20-vjeçar, Giovanni Fabbian, i cili e kaloi sezonin e kaluar si huazim te Reggina në Serinë B. Mund të ketë gjithashtu një klauzolë kthimi për Fabbian.

Ndërkohë, Sky Sport Italia këmbëngul se ka pasur vetëm një ofertë me vlerë 15 milionë euro plus Fabbian dhe negociatat vazhdojnë.

Samardzic bëri bujë në Serie A dhe 21-vjeçari lulëzoi sezonin e kaluar me pesë gola dhe katër asistime në 37 paraqitje.

Ai ka lindur dhe është rritur në Gjermani, por paraqitet për Serbinë dhe tashmë ka dy ndeshje të zhvilluara për shtetin e tij.

Udinese pagoi 3 milionë euro për ta siguruar atë nga RB Leipzig në verën e vitit 2021.

Lajme të ngjashme