Inter Turku fiton sfidën e vështirë ndaj Dritës, gjithçka do të vendoset në "Fadil Vokrri"
Inter Turku ka arritur fitore me rezultat 1:0 ndaj Dritës, në kuadër të raundit të parë kualifikues në Ligën e Konferencës.
“Intelektualët” zhvilluan lojë të bukur, mirëpo që pësuan humbje dhe kishin rënie pas kartonit të kuq që mori Blakqori.
Drita në fakt kaloi në epërsi pas vetëm nëntë minutave lojë, duke shënuar përmes Mujës, por që në një rast që ishte shumë i dyfishtë – arbitri ngriti flamurin për pozitë jashtë loje.
Edhe pas golit të pësuar, Drita nuk i ndali sulmet e shumta të njëpasnjëshme, mirëpo që skuadra finlandeze u mbrojt shumë mirë derisa provonte të përfitonte nga kundërzbritjet.
Kështu, pas shumë rasteve e lojës që u zhvillua më shumë në mesfushë, dy skuadrat shkuan në pushim me rezultat 0:0.
Në pjesën e dytë, Drita gjithashtu e nisi më mirë, por u vështirësuan punët kur Ilir Blakqori mori të kuqin
Blakqori bëri një ndërhyrje të rrezikshme dhe arbitri nuk e fali aspak duke e ndëshkuar me kartonin e dytë të verdhë (76’).
Vetëm dy minuta më vonë, Inter Turku përfitoi nga situata me një lojtar më shumë në fushë dhe gjeti golin përmes mbrojtësit Jussi Niska (78') i cili realizoi me kokë.
Tutje, Inter Turku provoi ta shënojë edhe golin e dytë atë të qetësisë për ndeshjen kthyese, por assesi nuk ia dolën me “Intelektualët” që u mbrojtën mirë.
Kështu, epilogu përfundimtar rezultoi të jetë 1:0 mirëpo gjithçka do të vendoset në ndeshjen kthyese.
Drita në ndeshjen kthyese do të provojë të bëjë përmbysjen që të avancojë në raundin e dytë në “Fadil Vokrri”.
Ndeshja kthyese mes Dritës dhe Inter Turkut zhvillohet më 12 qershor në “Fadil Vokrri”.
Kujtojmë, se nesër në kuadër të raundit të parë kualifikues do të luajnë edhe dy skuadrat tjera kosovare, si Gjilani kundër Leipajës (20:00) dhe Llapi mysafir i Buducnost (20:30).