Inter triumfon ndaj Lecces, rimerr pozitën e dytë në Serie A - NACIONALE

Inter triumfon ndaj Lecces, rimerr pozitën e dytë në Serie A

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka shënuar fitore komode në shtëpi ndaj Lecce, në kuadër të xhiros së 25-të në Serie A.

"Neurazzurët" fituan me rezultat komod 2:0, duke qenë më të mirë gjatë tërë ndeshjes.

Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko kishin mundësi të mirë shënimi qysh në minutat e parë, por arritën t'i finalizonin.

Pas një aksioni fantastik, mesfushori Henrikh Mkhitaryan u asistua nga Nicolo Barella për t'i dhënë epërsinë Interit (29') - VIDEO.

Kurse, ishte argjentinasi Martinez që dyfishoi epërsinë me një gol fantastik pas një bashkëpunimi të saktë me Denzel Dumfries (53') - VIDEO.

Inter kishte edhe raste tjera për ta thelluar epërsinë, por që mbrojtja mysafire nuk lejoi. Në anën tjetër, Lecce ishte më e qetë duke tentuar herë pas here disa kundëraksione, por të pasuksesshme.

Kështu, Inter arkëton pikët e plota dhe tani rimerr pozitën e dytë në kampionatin italian me 50 pikë, 15 më pak se Napoli, derisa Lecce renditët në pozitën e 15-të me 27 sosh.

Në xhiron e radhës, Interi do të jetë mysafir i Spezias derisa Lecce e pret Torinon e Mërgim Vojvodës.

Lajme të ngjashme