Inter triumfon lehtësisht kundër Spezias
Inter ka shënuar fitore në shtëpi në sfidën jo të vështirë ndaj Spezias, të vlefshme për xhiron e dytë në Serie A.
"Neurazzurët" zhvilluan lojë të bukur duke fituar në fund me rezultat bindës 3:0.
Denzel Dumfries kishte një rast të mirë pas 10 minutave lojë, ndjekur nga Lautaro Martinez që humbi një rast të artë na afërsia (32').
Sidoqoftë, tre minuta më vonë argjentinasi përmirësoi gabimin duke shënuar pas një asistimi të Romelu Lukakut (35').
Nga një aksion i shpejtë, Barella pasoi te Lukaku i cili ia ktheu topin Martinezit dhe ky i fundit me një goditje nga distanca kaloi Interin në epërsi (35') - VIDEO.
22-vjeçari kishte një tjetër rast të shkëlqyeshëm por dështoi sërish, këtë herë nga gjashtë metra distancë (43').
Inter vazhdoi me dominimin edhe gjatë pjesës së dytë, me mesfushorin sulmues Hakan Calhanoglu që realizoi një gol të bukur pas një topi të kthyer (52') - VIDEO.
Tutje, Inter vazhdoi të kërkonte golin e fitores dhe atë e arriti pasi futi në lojë Joaquin Correa dhe Edin Dzeko.
Dyshja bashkëpunuan për mrekulli me Dzekon që tejkaloi portierin dhe asistoi për Correa, ky i fundit e kishte të lehtë të gjente rrjetën nga afërsia (82') – VIDEO.
Tutje, boshnjaku gjithashtu gaboi keq nga afërsia, duke mos shënuar në një distancë prej gjashtë metra disa minuta pa përfunduar koha e rregullt.
Mysafirët në këtë sfidë nuk ishte se kishin ndonjë goditje që vlen të ceket, ku më shumë u mbrojtën në përpjekje për të përfituar nga kundërzbritjet.
Me këtë fitore, merr ‘timonin’ e tabelës në Seria A me gjashtë pikë në dy ndeshje, derisa Spezia zbret në pozitën e 10-të me tre pikë të mbledhura.
Nënkampioni i Seria A në xhiron e radhës do të ketë punë kundër Lazios si mysafir, derisa Spezia do ta pres Sassuolon.