Inter nis negociatat për rinovimin e kontratës së yllit të skuadrës - NACIONALE

Inter nis negociatat për rinovimin e kontratës së yllit të skuadrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter është duke vazhduar t’i “blindojë” yjet e skuadrës, e së fundmi kanë hapur negociatat edhe me Nicolo Barellan.

“Neurazzurët” kanë punuar intensivisht këta muajt e fundi, me synimin të kompletojnë kontratë të reja për lojtarë si Henrikh Mkhitaryan, Matteo Dardmian, Federico DiMarco, Denzel Dumfrues dhe Lautaro Martinez.

“Gazzetta dello Sport” raporton se Inter është takuar m agjentin e Barellas, ku i dhanë lajmin se duan t’ia vazhdojnë kontratën italianit sa më parë të jetë e mundur.

Të dy palët janë të pajtimit për një kontratë të re, andaj do të angazhohet edhe një tjetër mbledhje së shpejti.

Barella nuk është duke menduar për ndonjë gjë tjetër përpos Interit, andaj ka sugjerime që marrëveshja mund të nënshkruhet në javët e para të vitit të ri.

Barella momentalisht fiton 5 milionë euro për sezon, plus 1 milionë euro bonuse dhe kontrata aktuale i skadon më 2026. Me kontratën e re, mesfushorit do t’i rritet paga dhe t’i sigurohet qëndrimi në “Geuseppe Meazza” së paku deri më 2028.

Ndërkohë, Inter ka befasuar të gjithë sezonin e kaluar duke arritur deri në finalen e Ligës së Kampionëve, kurse tani po e synojnë titullin e Serie A.

Lajme të ngjashme