Inter - Milan: Analizë, statistikë dhe formacionet e mundshme - NACIONALE

Inter - Milan: Analizë, statistikë dhe formacionet e mundshme

1 vit më parë

nga NACIONALE

Kampioni i Kupës së Italisë, Inter do ta pres kampionin e Seria A, AC Milan në derbin e 178-të mes këtyre dy skuadrave në "Giuseppe Meazza" të dielën.

Të dy klubet janë disa pikë larg Napolit dhe nuk mund të rrezikojnë të gabojnë më në mënyrë që të vazhdojnë garën për titull.

Kjo do të jetë ndeshja e dytë që dy klubet përballen mes vete këtë edicion, me Interin që fitoi lehtësisht përballjen e parë në Superkupën e Italisë me rezultat 3:0.

Inter

"Neurazzurët" kanë fituar nëntë nga 12 ndeshjet e fundit, përfshirë një fitore ndaj liderit momental Napoli. Lajm i mirë padyshim do të jetë rikthimi i Stefan de Vrij dhe Nicolo Barellas nga suspendimi, derisa Milan Skriniar gjithashtu pritet të nis nga minuta e parë pavarësisht që mungoi në dy ndeshjet e fundit.

Marcelo Brozovic gjithashtu është rikthyer në stërvitje, mirëpo më gjasë do të jetë në stol. Mesfusha pritet të jetë e ndërtuar nga DiMarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella dhe Darmian.

Kurse, sulmi nga Lautaro Martinez dhe Edin Dzeko, të cilët momentalisht janë dyshja më e padiskutueshme.

Formacioni i mundshëm i Interit (3-5-2): Onana; Bastoni, De Vrij, Skriniar; DiMarco, Mkhitaryan, Calhanoglu, Barella, Darmian; Martinez, Dzeko.

AC Milan

Kampioni i Italisë nuk është vetëm në formë të dobët, por ka edhe mungesa shkaku i lëndimeve. Yjet e formacionit të bazë si Mike Maignan, Fikayo Tomori dhe Ismael Bennacer do të mungojnë në këtë derbi.

Pavarësisht lëndimeve, trajneri Stefano Pioli pritet të nis me një formacion klasik 4-3-3 në mënyrë që të rrezikojë nga krahët.

Ciprian Tataruasano pritet të nis në portë pranë katërshes Davide Calabria, Pierre Kalulu, Simon Kjaer dhe Theo Hernnadez.

Sandro Tonali dhe Tommaso Pobega më gjasë do të jenë në qendrën e mesfushës, me Brahim Diaz që do të luajë në rolin e numrit 10.

Në aspektin ofensivë, Rafael Leao do të jetë në krahun e majtë, pranë Alexis Saelemaekers në të djathtin dhe francezi Olivier Giroud në qendër.

Formacioni i mundshëm i Milanit (4-3-3): Tataruasanu; Calabria, Kalulu, Kjaer, Hernandez; Pobega, Tonali; Saelemaekrs, Diaz, Leao; Giroud.

Përballja nis me fillim nga ora 20:45.

Lajme të ngjashme