Inter Miami dështon pa Messin, Houston Dynamo triumfon në finale të Open US
Pa Lionel Messin në skuadër, Inter Miami u mposht në finale nga Houston Dynamo, në finalen e Open US, që u zhvillua në mëngjesin e hershëm të së enjtes me orë lokale të Kosovës.
Messi u la jashtë skuadrës ndërsa vazhdon rikuperimin nga një dëmtim dhe mungesa e Jordi Alba i bëri gjërat më keq për një ekipin e Inter Miamit që çaloi në finalen e Kupës të së enjtes. Kështu dukej gjatë gjithë kohës, pasi Dinamo ishin në kontroll të plotë të lojës, duke filluar me golin e minutës së 24-të të Griffin Dorsey, që lëshoi një raketë, e cili e la pa asnjë shans portierin Drake Callender. Vetëm pak minuta më vonë, rezultati ishte 2:0, pasi DeAndre Yedlin shkaktoi një penallti që u gjuajt nga Amine Bassi. Dynamo dukej se e mbylli fitoren pasi Nelson Quinones shënoi vonë, por goli u anulua për pozicion jashtë loje. Miami ngushtoi rezultatin me anë të Josef Martinez në minutat shtesë, por Heronët nuk mundën të gjenin edhe një gol për të barazuar deri në fund, për ta humbur finalen.

Jo vetëm që shënoi golin nga pika e bardhë, por Bassi ishte një kërcënim gjatë paraqitjes finale gati të përsosur të Dinamos. Marokeni krijoi disa raste, duke e ndihmuar skuadrën e tij drejt një trofeu të shumëpritur.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Ishte një ditë e vështirë për Yedlin, i cili shkaktoi penalltinë që hapi ‘gropën’ e Miamit paksa shumë thellë.
.jpg?format=pjpg&auto=webp&width=3840&quality=60)
Heronët nuk do të kenë shumë kohë të mendojnë për humbjen pasi do të përballen me një ndeshje që duhet ta fitojnë MLS kundër NYCFC këtë fundjavë. Në të vërtetë, Miami do të shpresojë që Messi të jetë në gjendje të rikuperohet në kohë për të ndihmuar në mbajtjen e gjallë të shpresave të pakta të skuadrës së tij për të hyrë në play-off, me Tata Martino që ka dhënë shumë pak nëse ai do të jetë gati. Sa i përket Houstonit, pasi ata pa dyshim kanë festuar trofeun e tyre të parë që nga viti 2018 gjatë natës, detyra e tyre e ardhshme në ligë është një takim me FC Dallas më 30 shtator.
