Inter i 'shtyen festën' Milanit, triumfon ndaj Cagliarit - NACIONALE

Inter i 'shtyen festën' Milanit, triumfon ndaj Cagliarit

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Inter ka shënuar fitore të ngushtë në udhëtim te Cagliari, por që vazhdon t'i mbajë shpresat për një gabim të Milanit në xhiron e fundit.

"Neurazzurët" triumfuan me rezultat të ngushtë 1:2, në kuadër të xhiros së 37-të në Serie A.

Milan Skriniar fillimisht kaloi Interin në avantazh pas vetëm 11 minutave, por që goli u anulua për pozitë jashtë loje.

Ishte Matteo Darmian që hapi serinë e golave për "Neurazzurët" duke shënuar me kokë pas një harkimi të bukur me Ivan Perisic (25'), rezultat me të cilin përfundoi kjo pjesë.

Inter e nisi edhe më mirë pjesën e dytë, me Lautaro Martinez që pranoi një top të gjatë nga Barella dhe shënoi nga afërsia (51').

Cagliari ngushtoi rezultatin pas vetëm tre minutave me anë të mbrojtësit Charalampos Lykogiannis, që realizoi eurogol nga distanca (53').

Sidoqoftë, Inter nuk lejoi gabime me Martinez që realizoi sërish për të vulosur rezultatin pas asistimit të Correas (84').

Me këtë fitore, Inter mban ende shpresa që të qëndrojë në krye me 81 pikë të mbledhura, dy më pak se Milan, që nëse në xhiron e fundit arkëton një pikë, atëherë do shpallet kampion.

"Neurazzurët" në xhiron e fundit do të presin Sampdorian, derisa Milan do ketë përball ndaj Sassuolos.

Nga ana tjetër, Cagliari qëndron në pozitën e 18-të në tabelë me 29 pikë të mbledhura dhe ende rrezikojnë të bien nga Seria A.

Lajme të ngjashme