Inter dhe Juventus në garë për tre agjentë të lirë - NACIONALE

Inter dhe Juventus në garë për tre agjentë të lirë

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Dy skuadrat italiane Inter dhe Juventus ndodhen në garë për transferimin e lojtarëve, si Tiago Djalo, Lloyd Kelly dhe Piotr Zielinski që bëhen agjent të lirë në janar, respektivisht në qershor.

Të dy gjigantët italianë duan të përforcohen në afatin dimëror, pasi vazhdojnë të “luftojnë” për titullin e Serie A.

Gazeta italiane “Gazzetta dello Sport” raporton se si Inter ashtu edhe Juve prioritet e kanë mesfushorin e Napolit Zielinski.

Raporti shton se drejtori Beppe Marotta ka pasur bisedime me mesfushorin, ku “Neurazzurët” janë gati t’i ofrojnë kontratë që vlen 4 milionë euro për vit.

Në “letër” Juve mund ta rrisë këtë ofertë sidomos nëse Adrien Rabiot largohet në verë sapo t’i skadojë kontrata momentale.

Përpos polakut, dy klubet italiane e duan edhe mbrojtësin e Lilles Djalo si dhe atë të Bournemoouthit Kelly.

Inter ka biseduar me të dy agjentët e lojtarëve, mirëpo sërish Juventusi po e vëzhgon nga afër situatën më saktësisht drejtori Cristiano Guintoli.

Kontrata e të dy lojtarëve skadon në qershorin e vitit 2024. Anglezi ka bërë nëntë paraqitje në të gjitha garat me Bournemouth këtë sezon, derisa Djalo është duke u shëruar nga lëndimi në gju.

Lajme të ngjashme