Kompjuteri parashikon shanset e secilës skuadër për Kupën e Botës
Brazili nuk e ka fituar Kupën e Botës që nga viti 2002, por tani sipas inteligjencës artificiale të përdorur për një parashikim, ata kanë shanset më të mira për të ngritur trofeun më 18 dhjetor në Katar, e ndjekur nga Argjentina dhe Franca.
Duke përdorur modelin e parashikimit të Kupës së Botës përmes inteligjencës artificiale të Stats Perform, amerikano-jugorët janë shfaqur si favoritët për të ngritur trofeun për herë të gjashtë në histori të tyre.
Për të arritur në një pasqyre më të plotë se kush do të fitojë Kupën e Botës 2022, modeli i parashikimit vlerëson probabilitetin e rezultatit të çdo ndeshje - fitore, barazim ose humbje - duke përdorur shanset e tregut të basteve dhe renditjen e ekipeve të Stats Perform.
Shanset dhe renditjet bazohen në paraqitjet historike dhe ato të fundit të ekipeve. Më pas, modeli merr në konsideratë forcën e kundërshtarit dhe vështirësinë e rrugës së tyre drejt finales, duke përdorur shanset e rezultatit të ndeshjes, duke marrë parasysh përbërjen e grupeve dhe parakalimet në fazat e eliminimit.

Brazili del me probabilitetin më të lartë për të fituar. Pesë herë fituesit, të cilët janë favorit të përgjithshëm për të fituar, kanë një shans prej 16% për të ngritur trofeun sipas modelit, dhe si favorit të përgjithshëm për turneun, janë gjithashtu skuadra me probabilitetin më të lartë për të arritur në finale (25 %).
Pas Brazilit pesë herë fitues, është Argjentina që ka probabilitetin e dytë më të lartë për të fituar Kupën e Botës të këtij viti. Skuadra e Lionel Scalonit, e cila është favorit në Grupin C, ka një shans 13% për të fituar trofeun këtë vit.
Në top pesë me shanset më të mira në Kupën e Botës 2022 janë edhe Franca (12%), Spanja (9%) dhe Anglia (9%).
Pavarësisht se është favoritja e tretë në përgjithësi për të fituar turneun, është Franca ajo që në fakt ka probabilitetin më të lartë për t'u kualifikuar në fazën eliminatore të turneut (91%), para favoritit të përgjithshëm Brazili (89%).

Kroacia, e cila u mund në finale në Kampionatin Botëror 2018, duket se nuk ka gjasa ta përsërisë atë paraqitje. Skuadra e Zlatko Dalic ka vetëm 4% shanse për t'u rikthyer në finale këtë vit, me 11 skuadra të tjera në turne që kanë një probabilitet më të lartë për ta bërë këtë.

