Inagurohet stadiumi më modern në Tiranë
Partizani ka bërë inguarimin e stadiumit më modern në Tiranë, pas një punë të madhe të biznesmenit të njohur, Gaz Demi.
Pas ardhjes në krye të Partizanit, në vitin 2013, Demi me një punë të mrekullueshme arriti që t’ia rikthejë lavdinë skuadrës shqiptare brenda pak viteve.
Fillimisht, pas një investimi të madh nga ana financiare, Demi e bëri Partizanin si një ndër skuadrat që do merrte pjesë në Kupat e Evropës, derisa edhe ‘luftonte’ për titullin kampion, ‘ëndërr’ që u bë realitet në vitin 2019, pas plotë 23 viteve.
Pas shumë viteve stërvitje nëpër komplekse private, ekipi i Partizanit kreu për herë të parë stërvitjen në ‘shtëpinë’ e re. Megjithëse është kryer një investim i jashtëzakonshëm, shteti shqiptar ashtu si dikur që i rrëmbyen kompleksin, tashmë përveçse asnjë ndihme, po bëhet pengesë për zhvillimin e mëtejshëm të këtij investimi madhor.
Siç raporton ‘Tema’, shteti nuk është duke lejuar bordin e Partizanit që të shtojë edhe më shumë investimin për ndërtimin e disa fushave të tjera stërvitore.
Përmes një video mahnitëse, Partizani në rrjetin social “Youtube”, ka treguar se si duket ky stadium i ri, që është vërtet i bukur për t’u parë.
Ndërkohë, nëse rikthehemi te Partizani në Superiore renditët në pozitën e pestë me 38 pikë, 32 prapa liderit Tirana, që mund të thuhet se e ka 'siguruar' titullin për këtë edicion.