Ilkay Gundogan shpjegon arsyen pse zgjodhi Barcelonën
Mesfushori i Barcelonës Ilkay Gundogan ka treguar se gjithmonë ka pasur një lidhje të shkëlqyer me trajnerin Xavi hernandez, që i ndihmoi ta zgjidhte Barcelonën.
Vetëm dy javë pasi e fitoi Ligën e Kampionëve, Barcelona e zyrtarizoi marrëveshjen me turku-gjermanin.
Edhe pse u rrit në Gjermani, Gundogan tregoi se ka qenë tifoz i Barcelonës prandaj edhe iu bashkua si agjent i lirë.
“Më kujtohet kur isha fëmijë e shikoja Rijkaardin dhe Pepin e Barcelonës. Jam tifoz i Barcelonës, gjithmonë i kam ndjekur nga afër çdo sezon dhe jam tejet i lumtur dhe krenar të jem pjesë e këtij skuadre”.
“Pres futboll të bukur. Mendoj se ka potencial në skuadër me lojtarë shumë të rinj dhe me eksperiencën time do t’iu ndihmoj të arrijnë nivelin e radhës. Baza është aty, potenciali aty prandaj mbetet vetëm që të dëshmohet këtë sezon, për këtë arsye erdha”.
Xavi ka pasur rol të rëndësishëm në suksesin e Barcelonës edicionin e kaluar dhe mesa duket legjenda spanjolle ishte faktor kryesor që e bindi Gundoganin.
“Bisedova disa herë me të para se të nënshkruaja dhe menduam njëjtë për futbollin në disa mënyra, njëjtë kur ishte lojtar dhe që jam tani. Mendoj se mendimet tona dhe karakteret janë të ngjashme, kam pasur lidhje fantastike me të”.
Ndërkohë, Gundogan do të prezantohet të hënën para tifozëve në “Camp Nou”.