Ilir Krasniqi hero për Llapin, fiton edhe Prishtina - NACIONALE

Ilir Krasniqi hero për Llapin, fiton edhe Prishtina

9 muaj më parë

nga NACIONALE

KF Llapi ka marrë tre pikë më shumë mund në shtëpi ndaj Fushë Kosovës, derisa Prishtina mposhti në udhëtim Malishevën.

Llapi dominoi plotësisht në përballjen me Fushë Kosovën, por goli i fitores u realizua nga Ilir Krasniqi në minutat shtesë.

Vendasit kishin disa raste shënimi por që assesi s’ia dolën ta thyenin portën mysafire. Rastin më të artë e kishte Muhamet Hyseni, i cili dështoi nga pika e bardhë (87’).

Kur mendohej se Llapi po gabonte sërish në garën për titull, Krasniqi doli në skenë duke shënuar një gol të bukur që vlen tre pikë (90+1').

Tani, Llapi ngritët në pozitën e dytë me 58 pikë, dy më pak se Ballkani ndërsa Fushë Kosova qëndron në pozitën e nëntë me 20 sosh.

Në anën tjetër, Prishtina ka marrë një fitore të madhe në udhëtim te Malisheva me rezultat 0:1.

Derbi mes dy skuadrave ishte mjaftë interesant, me raste nga dy palët por vetëm një prej tyre u konkretizua në rrjetë.

Hasan Hyseni doli të jetë heroi i tre pikëve për ‘bardhëkaltërit’ me një gol fantastik nga distanca pas një asistimi të Mujës (68’).

Prishtina qëndron në pozitën e pestë me 43 pikë ndërsa Malisheva në vendin e katërt me 52 sosh.

Lajme të ngjashme