Ilir Daja modest pas fitores bindëse: Nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari në Irlandë - NACIONALE

Ilir Daja modest pas fitores bindëse: Nuk duhet nënvlerësuar kundërshtari në Irlandë

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Ilir Daja është ndarë tejet i lumtur me fitoren ndaj Larnes, por thotë se kundërshtari nuk duhet nënvlerësuar në ndeshjen kthyese.

Ballkani i dha leksion klubit nga Irlanda, duke e mposhtur me rezultat 3:0 në “Fadil Vokrri”.

Pas ndeshjes, Ilir Daja tha se kanë mbajtur për mrekulli posedimin pavarësisht që kanë pasur vetëm disa ditë për t’u përgatitur.

Është ekip me karakteristika të veçanta. Nuk duhej të binim në lojën e kundërshtarit. Kemi poseduar mirë topin”.

Kemi pasur ritmin e duhur deri kah minuta e 70-të, 80-të. Kemi pasur vetëm katër ditë për ta përgatitur ndeshjen. Ky ritëm i shpeshtë do ta ketë ndikimin e vet”.

Tekniku shqiptar dha lëvdata për sulmuesin Almir Kryeziu, mirëpo shtoi se Larnes nuk duhet nënvlerësuar para ndeshjes kthyese.

Një paraqitje të mirë bëri Kryeziu. Kemi luftuar si grup dhe kemi bërë hap të mirë në këtë ndeshje të parë. Por, sfida zgjatë 180 minuta. Nuk do ta nënvlerësojmë kundërshtarin në Irlandë, por duhet ta kapim edhe më mirë ritmin”.

Rezultati 3:0 është i mirë. Është ekip që pëson pak gola. Është ekip i disiplinuar në fazën e mbrojtjes. Të shënosh një ekipi që mbrohet me 11 lojtarë në fushën e vet, nuk është e lehtë”.

Kujtojmë, në rast që e ruan rezultatin, Ballkani në rrethin e tretë kualifikues do të përballet me Red Lincoln nga Gjibraltari.

Lajme të ngjashme