Ilir Daja: Fitoren ia dedikoj të gjithë Suharekës, gjithashtu edhe Kosovës - NACIONALE

Ilir Daja: Fitoren ia dedikoj të gjithë Suharekës, gjithashtu edhe Kosovës

4 vjet më parë

nga Vivianit Gërguri

Trajneri i Ballkanit, Ilir Daja është shprehur i kënaqur me arritjen e suksesit të skuadrës së tij, kualifikimin në fazën grupore të Ligës së Konferencës. Ai theksuar se çelësi i suksesit është bashkëpunimi, ndërsa këtë sukses ia ka dedikuar Suharekës dhe shtetit të Kosovës.

"Çelësi i suksesit është bashkëpunimi, presidenti kishte transferuar lojtar me personalitet. Futbollistët e mi janë të mrekullueshëm si brenda dhe jashtë fushës, edhe pse unë si trajner jam i bezdisshëm paksa, por ata më duruan."

"Këtë sukses e ndaj me gjithë Suharekën e gjithashtu me Kosovën. I përshëndes skuadrën e Shkupit dhe tifozërin e tyre sepse na kanë mirëpritur mirë atje. Kartoni i kuq sigurisht se ndryshoi rrjedhën e lojës. Shkupi u tërhoq mbrapa, ndërsa ne e kontrolluam lojën edhe taktikisht edhe teknikisht. Asnjë skuadër nuk ka arritur që të na dominojë si skuadër vendase kur kemi qenë deri më tani. Ky është një profesion që kam investuar tërë jetën, kam qenë me këmbë në tokë, dhe suksesi vjen pas punës së madhe dhe profesionalitetit. Ky është suksesi i dytë i imi historik pasi që e kam arritur edhe me Skëndërbeun një gjë të tillë."

Lajme të ngjashme