Il Mattino: Stefano Pioli kandidati kryesor për ta drejtuar Napolin - NACIONALE

Il Mattino: Stefano Pioli kandidati kryesor për ta drejtuar Napolin

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Trajneri Stefano Pioli është favoriti kryesor për ta drejtuar skuadrën e Napolit nga sezoni tjetër, raporton gazeta italiane “Il Mattino”.

Presidenti i Napolit Aurelio de Laurentiis është duke shikuar disa trajnerë për sezonin 2024/25, me Antonio Conten që mbetet ‘ëndërr’.

Gazeta italiane raporton se kandidatët favorit momentalisht janë Pioli dhe Vincenzo Italiano i Fiorentinas. Mirëpo, trajneri i Milanit momentalisht është duke prirë.

Kontrata e Piolit me Milanin skadon më 2025, por ka raportime të shumta që do të largohet sapo të përfundojë sezoni shkaku i dështimit në Ligën e Kampionëve, si dhe humbje e titullit në Itali.

Por, ai mund të qëndrojë në Serie A me Napolin si destinacion i radhës, meqenëse Conte vlerësohet nga drejtuesit si një trajner shumë i shtrenjtë dhe tekniku italian kërkon ta fitojë Ligën e Kampionëve, gjë që është vështirë të arrihet me këtë skuadër.

Me situatën aktuale, Pioli pritet ta marrë drejtimin e Napolit gjithnjë nëse trajneri i përkohshëm Francesco Calzona nuk menaxhon ta mbyllë në top katërshe këtë sezon.

Përndryshe, Napoli në mesjavë do ta zhvillojë përballjen kthyese ndaj Napolit për raundin e 16-të në Ligën e Kampionëve, me ndeshjen e parë në “Stadio Maradona” që përfundoi me rezultat 1:1.

Lajme të ngjashme