Igli Tare po largohet nga Lazio e bashkë me të edhe Milinkovic-Savic - NACIONALE

Igli Tare po largohet nga Lazio e bashkë me të edhe Milinkovic-Savic

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Igli Tare ka lënë të kuptohet se ai nuk do të jetë më drejtor sportiv i Lazios dhe se mesfushori serb Sergej Milinkovic-Savic do të shitet gjatë verës.

Lazio e siguroi kualifikimin në Ligën e Kampionëve të hënën mbrëma, pasi Juventusit iu hoqën 10 pikë nga Federata e Futbollit e Italisë për shkak të skandalit me përfitime kapitale.

Kjo nënkupton se skuadra e Maurizio Sarrit do ta përfundojë sezonin në pozitën e dytë në Serie A dhe i bashkohet kampionit Napoli në garën prestigjioze evropiane për klube.

Lazio nuk ishte kualifikuar për Ligën e Kampionëve që nga sezoni 2020/21, kur shkoi deri në rrethin e 16 më të mirë.

Megjithatë, shqiptari Tare mund të mos jetë njeriu që do të përkujdeset për t’ia mbledhur një skuadër Sarrit gjatë afatit kalimtar të verës, pasi ai praktikisht e konfirmoi largimi nga klubi.

“Unë kam shumë dashuri për këtë klub. Kam qenë këtu për 18 vite në përgjithësi dhe kjo është një lidhje që nuk do të prishet kurrë. Kontrata ime mbaron pas një muaji, ne duhet ta vlerësojmë me presidentin se çka është më e mira, por edhe unë do të mendoj se çfarë është më e mira për të ardhmen time”, tha Tare.

Tare nuk është i vetmi që do të largohet, pasi lojtari kryesor i Lazios, Milinkovic-Savic pritet të shitet, duke ditur se marrëveshja me klubin i mbaron vitin e ardhshëm.

Lajme të ngjashme