Igli Tare: Inzaghi dhe Guardiola kanë diçka të veçantë
Igli Tare që ka pasur rastin ta ndajë fushën e lojës si me Pep Guardiolën ashtu edhe me Simone Inzaghin, i ka përshkuar të dy si të veçantë, e kjo veti sipas tij i bën trajner të mëdhenj në skuadrat e tyre respektive.
Ish-drejtori i Lazios ishte një sulmues dhe reprezentues i Shqipërisë, i cili bëri përshtypje së bashku me Inzaghin për Lazion – ku më vonë punoi me të si drejtor – dhe në Brescia me shokun e skuadrës Guardiola.
“Kur Simone ishte lojtar, tashmë mund të ndjeje diçka të veçantë, dhe e njëjta gjë mund të thuhet për Guardiolën. Ata thjesht kishin diçka të vogël shtesë, që të tjerët nuk e kishin”, tha Tare për Radio Deejay.

“Simone mund të duket i qetë dhe i lumtur, por është një maskim. Në realitet, ai është një mendimtar shumë i thellë dhe i fokusuar në çdo detaj të vogël, nga minuta e parë deri në fund të ditës së tij të punës. Ai gjithashtu ka diçka më shumë se trajnerët e tjerë në mënyrën se si arrin të krijojë një raport me ekipin dhe me lojtarët individualë”.
Dyshja u përballën në finalen e Ligës së Kampionëve sezonin e kaluar, dhe pavarësisht dallimeve të mëdha në buxhet, Interi u mund me shumë vështirësi nga Manchester City i Guardiolës.

“Tabela e thotë mjaft qartë se Interi është skuadra më e fortë në Serie A”, shtoi Tare.
“Unë mendoj se Juventusi është në vendin e dytë, por prisja më shumë prej tyre, duke pasur parasysh se ata nuk janë të hutuar nga konkurrenca evropiane. Ata mbeten një skuadër e fortë, ashtu si Milani. Do të them se ajo që po bën Bologna është një surprizë e mrekullueshme, me të vërtetë është një kënaqësi për t'u parë,” shtoi tutje shqiptari i cili ishte drejtor sportiv te Lazio deri në vitin 2023 të muajit qershor.