Ibrahimovic luajti rol kyç që Morata të transferohet te Milani - NACIONALE

Ibrahimovic luajti rol kyç që Morata të transferohet te Milani

1 vit më parë

nga NACIONALE

CEO i Milanit, Giorgio Furlani, ka thënë se Zlatan Ibrahimovic luajti rol fundamental së bashku me Paulo Fonseca, për të siguruar shërbimet e Alvaro Moratas.

Të martën, reprezentuesi spanjoll konfirmoi se do të nënshkruante për Milanin pas përfundimit të periudhës së dytë në Atletico Madrid. 31-vjeçari raportohet se ka kaluar testet mjekësore, me sulmuesin që thotë se “mezi pret” të luajë për gjigantët italianë. Tani, Furlani ka treguar sesi ikona e kuqezinjve, Ibrahimovic - i cili është këshilltar në klub - dhe menaxheri i ri Fonseca ndihmuan të bindin ish-lojtarin e Juventusit për t'u bashkuar me ta.

Giorgio Furlani Milan

Ai i tha Sky Italia: “Alvaro ka shprehur dëshirën e tij [për të nënshkruar për Milanin]. Tani duhet të kryejmë formalitetet. Ai është një kampion i madh dhe duke folur me të, kupton pse u emërua kapiten i Spanjës. Ai ka besim, por tani e meriton të shkojë me pushime. Zlatan dhe Fonseca ishin thelbësore për ta bindur atë [për t'u bashkuar me Milanin]. Ibrahimovic e di se çfarë do të thotë të jesh sulmues i Milanit dhe Fonseca shpjegoi se sa i rëndësishëm do të jetë ai në projekt."

Milani po fillon një epokë të re, pas emërimit të Fonseca si menaxher dhe ardhjes së afërt të Moratas. Pasi përfunduan 19 pikë pas rivalëve të qytetit Inter në Serie A sezonin e kaluar, përveç një sezoni pa trofe, ata do të duan të dalin mbi zikaltrit në sezonin 2024-2025.

Morata Milan

Morata është në pushimet e tij tani pas lavdisë së Euro 2024 në fundjavë. Ish-lojtari i Chelseat thuhet se do të nënshkruajë për 10.96 milionë £ (14.2 milionë dollarë) në një marrëveshje katërvjeçare.

Ai tha për transferimin këtë javë: “Unë do të bëj teste mjekësore dhe më pas po, do t'i bashkohem AC Milan. Është më mirë të ndash rrugët kur nuk mund të japësh më 100%. I kam thënë lamtumirë bashkëlojtarëve të mi, Diego Simeones, dhe bordit. Ishte e rëndësishme për mua të përshëndes bashkëlojtarët e mi dhe t'i falënderoj për gjithçka”.

Lajme të ngjashme