Ibrahimovic e mohon pensionimin: Kam shumë për t’i ofruar Milanit
Zlatan Ibrahimovici i ka hedhur poshtë thashethemet se do t’i japë fund një karrierë të shquar 24-vjeçare gjatë kësaj vere, duke këmbëngulur se ende ka shumë për t’i dhënë Milanit.
Sulmuesi 41-vjeçari i bëri vetëm katër paraqitje për Milanin gjatë sezonit 2022/23, megjithatë ai është ende i bindur se mund t’i ofrojë shumë skuadrës.
Duke folur për Gazzetta dello Sport, Ibrahimovici tha se ndihet si “Superman” sa herë që rikthehet nga një lëndim, por e pranoi ka hasur në vështirësi për t’u përballur mendërisht me lëndimet e fundit.
“Unë gjithmonë duhet të sjell rezultate”, tha Ibrahimovic.
“Jam mirë. Jam duke punuar shumë, jo vetëm këtë vit po edhe vitin e kaluar.”
Milani e mbylli sezonin pa trofe sivjet, duke mos arritur ta mbrojë titullin e fituar sezonin e kaluar në Serie A.
Suedezi u pyet më pas nëse e ka ndër mend të pensionohet në të ardhmen e afërt.
“Jo, jo, unë nuk jam dikush që heq dorë”, u përgjigj Ibrahimovic.
“Por duket të kesh kënaqësi në atë që e bën, unë nuk mund të dështoj në kërkim të paqes. Por nuk kam arritur atje ende. Mendoj se ende kam shumë për të dhënë. A po mendoj për të hequr dorë? Mendoj që jo. A duhet të vazhdoj të luaj? Mendoj që po. Por më duhet ta gjejë baraspeshën”, shtoi ai.
