“I vetmi klub që s’kam kurrfarë lidhje”, Mourinho ‘gozhdon’ Tottenhamin
Java e Tottenhamit veçse po vazhdon të shkojë më keq me trajnerin Jose Mourinho që dha kritika për klubin duke deklaruar se është klubi i vetëm në karrierë që s’ka kurrfarë lidhje.
Skuadra londineze mund të mbetet jashtë Evropës pas humbjes nga Brentfordi dhe tani duhet të ëndërrojë për një vend në Ligën e Konferencës.
Në konferencë për shtyp para finales ndaj Sevillas, trajneri i Romës e ka pranuar se Spurs janë i vetmi klub me të cilët ka dështuar të mbajë një lidhje të mirë.
“Kam lidhje të shkëlqyer me të gjitha klubet që kam stërvitur. Ata bëjnë shaka me mua kur e pranoj se jam fans i Realit, Interit dhe Romës”.
“Kur të largohem nga Roma do të jetë vështirë. Skuadra e vetme me të cilët nuk kam lidhje është Tottenhami”.
“Shpresoj që fjalët e mia të mos keqkuptohen nga tifozët e Tottenhamit pasi është i vetmi klub që nuk kam kurrfarë lidhje”.
“Ndoshta sepse stadiumi ishte i zbrazët në kohën e Covidit dhe sepse presidenti Levy nuk më dha shumë kohë”.
Koha e Mourinhos te Tottenham pati një fund jo të mirë pasi u shkarkua vetëm disa ditë para se ta zhvillonin finalen e Carabao Cup ndaj Man Cityt, ku pastaj pësuan humbje nga “Qytetarët”.
Mirëpo, pas kalimit te Roma – nisën edhe sukseset për “Special One” i cili fitoi Ligën e Konferencës dhe tani është në finalen e Ligës së Evropës.
Me një fitore ndaj Sevillas, Roma mund ta sigurojë edhe inkuadrimin në Ligën e Kampionëve që mbetet dëshira e madhe e klubit italian.
