I refuzoi Williams, Barcelona nis punën për Coman - NACIONALE

I refuzoi Williams, Barcelona nis punën për Coman

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Barcelona ka nisur punën për ta huazuar sulmuesin e Bayern Munichut Kinglsey Coman.

Gjiganti gjerman është i hapur për ta huazuar francezin, ndërsa katalunasit po shqyrtojnë se si munden ta afrojnë në ditët apo javët e ardhshme.

Gazetari Fabrizio Romano raporton se trajneri Hansi Flick e pëlqen shumë Coman, me të cilin ka bashkëpunuar te “Bavarezzët”, por problem mund të jetë kërkesa për pagë të lartë.

“Barcelona ka nisur të diskutojë për anësorë ngase nuk ka ndonjë lëvizje në marrëveshjen për Nico Williams”.

“Kinglsey Coman mund të largohet nga Bayerni në formë huazimi, është ndër opsionet në listën e shkurtër”.

Ka disa klube të interesuara dhe paga është e lartë, por Hansi Flick e pëlqen atë”, shkroi ai ndër të tjera.

Barcelona e kishte bërë prioritet afrimin e Williams që nga Kampionati Evropian “Euro 2024”, por spanjolli duket se dëshiron të mbetet te Bilbao edhe për një sezon tjetër.

Atij së fundmi iu është ofruar edhe numri 10 në fanellë, andaj Barcelona tani duhet të gjejë një sulmues të krahut që i përshtatet stilit të Flickut për sezonin 2024/25.

Lajme të ngjashme