I dëshpëruar për të gjetur klub të ri, Ronaldo i gatshëm ta ulë pagën për 30% - NACIONALE

I dëshpëruar për të gjetur klub të ri, Ronaldo i gatshëm ta ulë pagën për 30%

4 vjet më parë

nga NACIONALE

Agjenti i Cristiano Ronaldos, Jorge Mendes që është në bisedime me disa klube raportohet se i ka njoftuar se portugezi është i gatshëm të pranojë zbritje për plotë 30 për qind.

Tashmë janë bërë afro tre javë që kur Ronaldo i bëri me dije Manchester Unitedit se dëshiron të largohet, derisa nuk është rikthyer as në parapërgatitje.

Sidoqoftë, nuk ka qenë e lehtë për 37-vjeçarin për të gjetur vend të ri, me gjendjen momentale që duket sikur do të qëndrojë në "Old Trafford" edhe kur të nis sezoni i ri i Premierligës.

PSG, Bayern Munich, Chelsea dhe Real Madrid kanë hedhur poshtë mundësinë për të nënshkruar me pesë herë fituesin e Topit të Artë, me Atletico Madridin që është klubi i fundit i lidhur me to.

Skuadra e Diego Simeone nuk do të ishte në gjendje të paguante pagat e portugezit, por sipas gazetarit të CBS-së, Ben Jacops, ata nuk duhet t'i paguajnë të gjitha.

Raporti i tij thotë se Mendes është duke iu siguruar klubeve se pagat e tij do të jenë me 30 për qind zbritje, edhe pse kjo nënkupton se do të fitojë se paku 300 mijë funte për javë.

Dëshira e Ronaldos për largimin vjen nga kërkesa që të luajë sërish në Ligën e Kampionëve, gjë të cilën nuk ia ofron Man United në sezonin e ardhshëm.

Nuk është se ai nuk e ka ditur këtë që nga fundi i majit, por ai gjithashtu dëshiron të sfidojë për tituj të tjerë të mëdhenj, gjë që qartazi mendon se dritarja e transferimeve të ekipit të tij nuk i ka dhënë mundësinë për ta bërë.

Ish-ylli i Real Madridit nuk dëshiron të jetë lojtari tek i cili çdo klub mbështetet për të gjithë prodhimin e tij, në mënyrë që të ruajë veten në fund të karrierës së tij.

Man United momentalisht është duke gjetur formën edhe pa Ronaldon në parapërgatitjet në Tajlandë dhe Austri, që është duke shkuar mjaftë mirë.

Anthony Martial ka shënuar tre gola në parapërgatitjet, derisa raportohet se tani francezi është para Ronaldos në zgjedhjet e Ten Hag.

Lajme të ngjashme