'Huliganët' në aksion, zbrazet palestra edhe në gjysmëfinalen e dytë mes Yllit e Pejës - NACIONALE

'Huliganët' në aksion, zbrazet palestra edhe në gjysmëfinalen e dytë mes Yllit e Pejës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Pothuajse nuk ka ndeshje në basketbollin kosovar që përfundon pa incidente. Njëjtë po ndodhë në Suharekë, ku Ylli po përballet me Pejën në gjysmëfinalen e dytë, me huliganët që prishën një ndeshje shumë të mirë duke hedhur gjësende në fushë.

Ndeshja e parë që u zhvillua në Karagaç të Pejës e kishte fundin e njëjtë, me FBK që reagoi me dënime të forta, por siç duket këto dënime nuk lanë shenjë.

Tifozët e Yllit kanë hedhur mjete piroteknike në drejtim të bankës së Pejës dhe në palestër, që ka çuar në ndërprerje të ndeshjes, ku po kërkohet zbrazja e sallës.

Ylli deri në këto momente është duke fituar, pasi ishte më e mirë në të gjitha momentet e takimit, dhe është rrugës së drejtë ta marrë edhe fitoren e dytë.

Lajme të ngjashme