Hoxha që këshillon Konjufcën ironizon: A i bie që Arabia Saudite është kampione e botës?
Hoxha Drilon Gashi ka ironizouar duke thënë se pasi Arabia Saudite mposhti Argjentinën, a i bie të jetë kampion i botës?
Argjentina fitoi Kupën e Botës "Katar 2022", duke mposhtur në finale Francën pas penalltive.
Sidoqoftë, argjentinasit kishin pësuar humbje nga Arabia Saudite në xhiron hapëse të Kupës së Botës me rezultat 1:2.
Lidhur me këtë Hoxha që vazhdon ta këshilloi Glauk Kunjofcën ka reaguar në rrjetin social "Facebook"
"Tash, pasi që Arabia Saudite e ka mundur Argjentinën, a i bie që Saudia të jetë kampioni i botës 😆?
Nejse, urime për më të mirët, për herë të tretë në historinë e tyre, pas një pushimi prej rreth 36 vitesh:
Mario Alberto Kempes (1978),
Diego Armando Maradona (1986),
Lionel Messi (2022)”, shkroi ai.