Hojlund niset për testet mjekësore te Manchester Unitedi
Sulmuesi i Atalantës, Rasmus Hojlund, do të udhëtojë për në Angli sot, për të bërë testet mjekësore me Manchester Unitedin, para një transferimi që pritet të përfundojë brenda kësaj jave.
Sulmuesi 20-vjeçar danez do t'i bashkohet djajve të kuq në një marrëveshje me vlerë rreth 85 milionë euro, gati për të nënshkruar një kontratë afatgjatë me klubin. Ai iu bashkua Atalantës nga Sturm Graz vitin e kaluar për 17.2 milionë euro, kështu që shitja e tij përfaqëson një fitim të madh për skuadrën nga Bergamo.
Hojlund bëri përshtypje në sezonin e tij debutues me Atalantën, duke shënuar 10 gola dhe duke dhënë katër asistime në 34 paraqitje gjithsej. Çmimi i tij i lartë është reflektim si shkak i potencialit të tij ashtu edhe për shkak se opsionet janë të kufizuara në tregun e transferimeve për një sulmues qendror.

Siç theksohet nga Fabrizio Romano, Hojlund do të shkojë sot në Angli për të kryer testet e zakonshme para-transferuese me Manchester Unitedin, gati për të përfunduar largimin nga Atalanta.
Rasmus Højlund is now travelling to England in order to undergo main part of medical tests as new Manchester United player later today 🚨🔴🛩 #MUFC
— Fabrizio Romano (@FabrizioRomano) August 1, 2023
Documents exchanged between clubs, Højlund will sign until June 2028 with option for further season. pic.twitter.com/D8KfCnrybn
Dokumentet e transferimit tashmë janë shkëmbyer mes klubeve dhe 20-vjeçari është gati të nënshkruajë një kontratë pesëvjeçare me opsion për një vit të gjashtë.
