Historike: Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Prishtinë më 2030 - NACIONALE

Historike: Lojërat Mesdhetare do të zhvillohen në Prishtinë më 2030

3 vjet më parë

nga NACIONALE

Kosova do të jetë nikoqire e Lojërave Mesdhetare të vitit 2030.

Pak muaj pasi shpallën kandidaturën, Kosova me 55 vota pro, tetë kundër dhe tre abstenime ia doli të shpallet nikoqire.

Shumë i lumtur me këtë arritje, doli edhe kryeministri i Kosovës Albin Kurti që në prani të gjithë anëtarëve deklaroi:

Ne ia dolëm. Faleminderit të gjithëve. Lajm i shkëlqyeshëm për Kosovën. Një mirënjohje për secilën që e ka mbështetur vizionin tonë për të ardhmen e vendit dhe rajonit mesdhetar. Ne e çmojmë mundësinë për të bashkuar 26 anëtarët e Mesdheut. Ky rast shpreh dedikimin tonë të palëkundur për një të ardhme më të mirë, ku e kaluara nderohet e tashmja shënohet ndërsa e ardhmja formësohet nga ndjenja e përbashkimit në këtë rrugëtim drejt Prishtinës 2030”.

Më lejoni të uroj secilin në Kosovë, sidomos sportistët dhe komunitetin. Kjo arritje është rezultat i njerëzve tonë në Qeveri dhe Komitetin tonë sportiv, rezultat rekord ndërkombëtarë që të një përkushtimi shtetëror. Ta kem parasysh s’kemi të bëjmë me medalje por edhe për nxitjen e miqësisë, këmbimit kulturor dhe frymës së unitetit që tejkalon kufijtë. Të fillojnë përgatitjet dhe garantoj që këto lojëra do të jenë testament i shkëlqyeshëm i madhështisë së Kosovës dhe rajonit mesdhetar. Faleminderit për këtë nder që i bëtë vendit tonë si dhe Prishtinës për t’i organizuar Lojërat Mesdhetare 2030”.

Kujtojmë, Kosova u pranua si anëtare e këtyre Lojërave Mesdhetare më 2015, derisa mori pjesë për herë të parë në Spanjë në vitin 2018.

Lajme të ngjashme