HISTORIKE: Harry Kane lojtari i parë që shënon +31 gola në sezonin debutues në Bundesliga
Sulmuesi anglez, Harry Kane, ka thyer rekordin për më së shumti gola në sezonin debutues në Bundesliga, duke shënuar golin e 31-të në këtë sezon me fanellën e Bayern Munich.
Tim Starke shënoi fillimisht për Darmstadt me Jamal Musialën që u kundërpërgjigj shpejt për të barazuar. Kapiteni i Anglisë shënoi pak para fundit të pjesës së parë për të çuar Bayernin në epërsi 2:1 dhe i krijoi vetes një vend të veçantë në historinë e futbollit gjerman. Me këtë gol, ai kaloi rekordin e Uwe Seeler prej 30 golash në sezonin e tij debutues në Bundesligë.

30-vjeçari u transferua në afatin kalimtar të verës për 100 milionë euro nga Tottenhami, për të kërkuar rrugën drejt trofeve, pasi vuajti një kohë të gjatë pa fituar asgjë, duke mbetur një nga futbollistët e vetëm të mëdhenj pa trofe.
Ai humbi mundësinë në ditët e para të stoliset me trofe, pasi humbi finalen e Superkupës së Gjermanisë ndaj Leipzig, e më pas u elimuan befasisht edhe nga Kupa gjermane, ndërsa tani mbeten në garë vetëm për Ligë të Kampionëve dhe Bundesliga, të dyja këto shumë vështirë për t'u arritur.