Historia e njëjtë vazhdon, ndërpritet gjysmëfinalja mes Pejës e Yllit, kërkohet zbrazja e një pjese të palestrës - NACIONALE

Historia e njëjtë vazhdon, ndërpritet gjysmëfinalja mes Pejës e Yllit, kërkohet zbrazja e një pjese të palestrës

2 vjet më parë

nga NACIONALE

Sot ka filluar seria e gjysmëfinaleve në Superligën e Basketbollit kosovar, me ndeshjen e parë mes Pejës e Yllit.

Por ashtu siç ndodhë pothuajse në çdo ndeshje, edhe kësaj radhe pati eskalime nga ana e publikut, ku tani po kërkohet zbrazja e palestrës, kur kanë mbetur edhe dy minuta deri në përfundim të ndeshjes.

Shkaku kryesor i kësaj kërkese ishte se Verge Jr vodhi një top dhe shënoi, duke festuar në prani të tifozëve vendas, të cilën të nervozuar hodhën gjësende në drejtim të tij.

Pas kësaj ngjarje, gjyqtarët e ndalën ndeshjen dhe së bashku me lojtarët u futën në zhveshtore, deri në zbrazje të palestrës, pasi me rregullat e reja të vendosura në çdo eskalim do të kërkohet një gjë e tillë.

Kur kanë mbetur edhe dy minuta deri në fund, Ylli është afër fitores si mysafire në gjysmëfinalen e parë, pasi bëri një rikthim fantastik në çerekfun e katërt.

Lajme të ngjashme