Hidhet shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës, përballje të lehta për Ballkanin e Dritën - NACIONALE

Hidhet shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës, përballje të lehta për Ballkanin e Dritën

1 vit më parë

nga NACIONALE

Në zyret e Federatës së Futbollit të Kosovës, është hedhur shorti për 1/16 e Kupës së Kosovës, ku skuadrat e Superligës kanë mësuar kundërshtarët e tyre për këtë fazë.

Asnjë përballje nuk do të jetë mes skuadrave të Superligës së Kosovës në këtë fazë, me kampionin në fuqi Ballkanin, që do të ketë sfidë pothuajse lehtë të kalueshme, pasi përballet me Rilindjen 1974. Drita poashtu nuk e ka të vështirë, pasi luan ndaj Rahovecit aspak në formë.

Çiftet e 1/16 të finales së Kupës së Kosovës

Dukagjini – Dardania:

Vjosa – Drenica;

Vushtrria – KEK;

Rahoveci – Drita;

Flamutari – Llapi;

Ferizaji – Ramiz Sadiku;

Mitrovica – Vëllaznimi;

Gjilani – Liria;

Top Football – Prishtina;

Rilindja 1974 – Ballkani;

Besa Peja – Prishtina e Re;

Istogu – Feronikeli 74;

2 Korriku – Dinamo;

Trepça’89 – Suhareka;

Fushë Kosova – Malisheva;

Kika – Trepça.

May be an image of ticket stub and text

Kujtojmë se Ballkani është kampion në fuqi i Kupës së Kosovës, pasi në finale kishte mposhtur Prishtinën me penallti.

Prishtina në anën tjetër është skuadra më e trofeshme në këtë garë, me shtatë trofe gjithsej.

Lajme të ngjashme